Trajtimi i Gurit në Veshka me Lazer – Nefrolitotomia Perkutane në Turqi
Nefrolitotomia perkutane me ndihmën e lazerit (PNL) është një procedurë kirurgjikale minimalisht invazive, që zbatohet në trajtimin e gurëve në veshka përgjithësisht më të mëdhenj se 2 cm, komplekse ose që nuk mund të thyhen me metoda të tjera, si ESWL. Në këtë metodë, arrihet në veshkë me një prerje afërsisht 1 cm nga zona e shpinës së pacientit dhe ndërhyhet mbi gurët me ndihmën e nefroskopit. Duke përdorur energjinë e lazerit, gurët kthehen në pluhur ose ndahen në pjesë të vogla.
Falë kësaj teknologjie bëhet e mundur thyerja në formë efektive e gurëve dhe gjithashtu mund të zvogëlohen gjakderdhjet që mund të krijohen gjatë procedurës. PNL-ja me lazer, për shkak të shkallës së lartë të suksesit, të kohës së shkurtër të shërimit dhe të efektit ruajtës të funksioneve të veshkës, në ditët e sotme preferohet gjerësisht.
Nefrolitotomia perkutane (PCNL) është një metodë kirurgjikale efektive, që preferohet shpesh në trajtimin e gurëve të mëdhenj dhe të ndërlikuar në veshka. Nëse jeni kurioz për të gjitha opsionet e tjera të trajtimit të gurit në veshka që zbatohen si shtesë ndaj kësaj metode, mund të vizitoni faqen tonë Trajtimi i Gurit në Veshka dhe Operacioni i Gurit në Veshka në Turqi.
Informacion në WhatsApp Informacion me telefon 5,0· 107 vlerësime në Google
Përmbajtja
- Çfarë Është Nefrolitotomia Perkutane (PNL)?
- Pse Bëhet Nefrolitotomia Perkutane (PNL)?
- Si Bëhet Nefrolitotomia Perkutane (PNL)?
- Çfarë Duhet Vënë në Dukje në Ushqyerje për t'u Mbrojtur nga Infeksioni i Rrugëve Urinare?
- Nefrolitotomia Perkutane (PNL) me Lazer në Turqi
- Metodat Mini, Ultra Mini dhe Mikro-Nefrolitotomi Perkutane
- Pyetjet e Bëra Shpesh për Nefrolitotominë Perkutane (PNL) me Lazer
Çfarë Është Nefrolitotomia Perkutane (PNL)?
Nefrolitotomia perkutane (PNL) është një procedurë minimalisht invazive, që zbatohet me qëllim nxjerrjen në mënyrë kirurgjikale të gurëve të mëdhenj ose të ndërlikuar që ndodhen brenda veshkës. Ndërsa fjala “perkutan” ka kuptimin e një prerjeje të vogël që bëhet mbi lëkurë, “nefrolitotomi” ka kuptimin e nxjerrjes së gurit nga veshka. Në këtë procedurë, arrihet në veshkë me një prerje afërsisht 1 cm që bëhet nga zona e shpinës dhe ndërhyhet drejtpërdrejt mbi gurët me ndihmën e nefroskopit, që është një instrument i posaçëm.
Gurët thyhen përgjithësisht duke përdorur energji ultrasonike, pneumatike ose lazeri dhe pjesët nxirren jashtë trupit. Nefrolitotomia perkutane është mjaft efektive në trajtimin e gurëve 2 cm e sipër dhe të gurëve komplekse, si staghorn (në formë briri). Preferohet për faktin që është më pak invazive në krahasim me kirurgjinë e hapur, me kohën më të shkurtër të shërimit dhe me shkallët e larta të suksesit.
Pse Bëhet Nefrolitotomia Perkutane (PNL)?
Nefrolitotomia perkutane (PNL) është një metodë kirurgjikale që preferohet veçanërisht në trajtimin e gurëve në veshka të mëdhenj, të fortë, në numër të shumtë ose me strukturë komplekse. Gjendjet e mëposhtme përbëjnë indikacionet kryesore për procedurën e PNL-së:
- Gurët në veshka 2 cm e sipër: Gurët e kësaj madhësie përgjithësisht nuk mund të thyhen me metoda si trajtimi me valë shoku (ESWL).
- Gurët staghorn (bri dreri): Janë gurë të mëdhenj që mbushin brendësinë e veshkës dhe që kanë strukturë të degëzuar.
- Rastet në të cilat nuk arrihet sukses me ESWL ose me ureterorenoskopi: Zbatohet në rrethanat kur metodat e mëparshme të trajtimit kanë dështuar.
- Infeksionet e përsëritura të rrugëve urinare: Në rrethanat kur gurët krijojnë vatër infeksioni dhe kërcënojnë funksionet e veshkës.
- Gurët e dhimbshëm dhe që ulin cilësinë e jetës: Mund të bëhet me qëllim largimin e dhimbjes së fortë të veshkës dhe të komplikacioneve të tjera.
Procedura e PNL-së, duke qenë një opsion më pak traumatik në krahasim me kirurgjinë e hapur, ofron kohë të shkurtër qëndrimi në spital dhe proces të shpejtë shërimi.
Si Bëhet Nefrolitotomia Perkutane (PNL)?
Procedura e nefrolitotomisë perkutane (PNL) realizohet në kushte sterile të sallës së operacionit, përgjithësisht nën anestezi të përgjithshme, dhe përbëhet nga disa hapa themelorë:
Pozicioni i Pacientit
Pacienti shtrihet përgjithësisht në pozicionin me fytyrë nga poshtë (prone). Ky pozicion bën të mundur hyrjen më të përshtatshme në veshkë.
Hyrja në Veshkë
Në shoqërinë e imazherisë radiologjike (ultrazë, fluoroskopi ose TK), bëhet një prerje 1 cm nga zona e shpinës dhe arrihet me një gjilpërë të posaçme në pjesën e veshkës ku ndodhet guri.
Hapja e Tunelit dhe Vendosja e Instrumenteve
Me ndihmën e telit udhëzues zgjerohet ky kanal dhe vendoset një sistem që përfshin kamerën dhe instrumentet, i quajtur “nefroskop”.
Thyerja dhe Nxjerrja e Gurëve
Gurët e përcaktuar nën imazheri brenda veshkës thyhen me pajisje lazer, ultrasonike ose pneumatike. Pjesët e thyera të gurit nxirren jashtë ose kthehen në pjesë aq të vogla (në pluhur) sa të hidhen nga trupi.
Drenazhi dhe Vendosja e Tubit
Në fund të procedurës, vendoset tubi i nefrostomisë, që lëngu në veshkë të rrjedhë jashtë dhe që të mund të vëzhgohet procesi i shërimit. Te disa pacientë mund të zbatohet edhe metoda pa tub (tubeless).
Pas procedurës, pacienti vëzhgohet disa ditë në spital. Tubi i nefrostomisë ose kateteri urinar nxirret përgjithësisht brenda disa ditësh. PNL-ja bën të mundur pastrimin në formë të sigurt dhe efektive të gurëve të mëdhenj në veshka.
Çfarë Duhet Vënë në Dukje në Ushqyerje për t'u Mbrojtur nga Infeksioni i Rrugëve Urinare?
Për t'u mbrojtur nga infeksionet e rrugëve urinare (IRU), shprehitë e ushqyerjes luajnë rol të rëndësishëm, duke fuqizuar sistemin imunitar dhe duke zvogëluar formimin e baktereve në rrugët urinare. Ja rekomandimet e ushqyerjes që duhen vënë në dukje për t'u mbrojtur nga IRU-ja:
- Të pihen në ditë të paktën 2–2,5 litra ujë bën të mundur hollimin e urinës dhe ndihmon në pastrimin e rrugëve urinare.
- Uji jep kontribut në parandalimin e shumimit të baktereve në fshikëz.
- Vitamina C, duke e bërë urinën acidike, e vështirëson shumimin e baktereve.
- Rekomandohen ushqime si portokalli, mandarina, kiviu, luleshtrydhja, brokoli dhe speci i gjelbër.
- Boronica dhe Boronica e Kuqe (Cranberry) njihen me efektet e tyre antioksiduese dhe antibakteriale. Mund të pengojnë ngjitjen e baktereve në rrugët urinare. Mund të konsumohen si lëng frutash pa shtesë sheqeri ose në formë kapsule.
- Kosi, kefiri dhe suplementet probiotike balancojnë florën e zorrëve dhe mbështetin imunitetin. Rritin rezistencën e trupit ndaj baktereve të dëmshme.
- Sheqeri mund të mbështesë shumimin e baktereve të dëmshme.
- Duhet të kufizohet konsumi i ushqimeve të paketuara, i ëmbëlsirave dhe i produkteve që përmbajnë miell të bardhë.
- Pijet si kafeja, çaji dhe kola mund ta irritojnë fshikëzën. Në periudhën e IRU-së mund t'i rritin simptomat.
- Konsumi i tepërt i kripës rrit hedhjen e ujit nga trupi dhe mund të rrisë rrezikun e infeksionit.
- Duhet të qëndrohet larg produkteve të mishit të përpunuar, si salami dhe suxhuku.
- Ushqimet që kanë efekt kundër inflamacionit, si xhenxhefili, shafrani i Indisë dhe perimet me gjethe të gjelbra, mund të zvogëlojnë fortësinë e infeksionit.
- Të pihet ujë pas marrëdhënies seksuale dhe të zbrazet fshikëza ndihmon në pastrimin e baktereve.
- Kini kujdes të mos e mbani urinën.
Një dietë e balancuar, natyrore dhe e pasur nga pikëpamja e antioksidantëve është shumë e rëndësishme në mbrojtjen nga infeksionet e rrugëve urinare. Si shtesë ndaj regjimit tuaj të ushqyerjes, edhe higjiena e mjaftueshme, konsumi i shumtë i ujit dhe zbrazja e rregullt zvogëlojnë rrezikun e infeksionit. Në rrethanat e dyshimta duhet pa tjetër të konsultohet një profesionist i shëndetit.
Nefrolitotomia Perkutane (PNL) me Lazer në Turqi
Nefrolitotomia perkutane me ndihmën e lazerit (PNL me lazer) është një metodë trajtimi që, me integrimin e teknologjisë së lazerit në metodën klasike të PNL-së, bën të mundur thyerjen në mënyrë më efektive dhe më të saktë të gurëve në veshka. Në këtë teknikë përdoren përgjithësisht lazerët holmium (Ho:YAG) ose thilyum.
Tiparet e PNL-së me Lazer:
- Falë aftësisë për t'i kthyer gurët “në pluhur” (dusting), pjesët e gurit nxirren me lehtësi jashtë trupit ose vijnë në masë të hedhshme me urinë.
- Bën të mundur kontrollin e gjakderdhjes, sepse energjia e lazerit mund t'i koagulojë edhe enët e gjakut.
- Lazeri preferohet më shpesh veçanërisht në teknikat mini, mikro dhe ultra-mini PNL, sepse kanalet e vogla mund të vështirësojnë nxjerrjen e gurëve me metodat klasike.
Përparësitë:
- Më pak dëmtim i indit dhe rrezik më i ulët gjakderdhjeje
- Proces më i shpejtë shërimi
- Kapacitet efektiv thyerjeje edhe në gurët e mëdhenj
- Mundësi ndërhyrjeje të saktë nën pamje endoskopike
PNL-ja me lazer pranohet si një kërcim teknologjik në trajtimin e sëmundjes së gurëve dhe i rrit shkallët e suksesit veçanërisht në rastet e përsëritura ose komplekse të gurëve.
Metodat Mini, Ultra Mini dhe Mikro-Nefrolitotomi Perkutane
Teknikat e zhvilluara me qëllim që metoda klasike e nefrolitotomisë perkutane (PNL) të bëhet më pak invazive emërtohen sipas diametrit të kanalit të hyrjes: Mini-PNL, Ultra Mini-PNL dhe Mikro-PNL.
Metoda e Operacionit Mini-PNL
- Diametri: 14–20 Fr
Përparësitë:
- Prerje më e vogël dhe më pak gjakderdhje në krahasim me PNL-në klasike
- Është e përshtatshme për gurët e madhësisë mesatare
- Mund të përdoret bashkë me thyerës gurësh lazer, ultrasonike ose pneumatike.
Metoda e Operacionit Ultra Mini-PNL
- Diametri: 11–13 Fr
Përparësitë:
- Humbja e gjakut shumë më e vogël
- Kohëzgjatja e qëndrimit në spital e shkurtër
- Preferohet veçanërisht te fëmijët dhe te të rriturit që kanë ngarkesë të vogël guri
Metoda e Operacionit Mikro-PNL
- Diametri: 4.8 Fr ose më i vogël
- Është metoda më e vogël invazive
- Guri kthehet në pluhur me lazer dhe pjesët nuk aspirohen; pacienti i hedh me urinë
- Bëhet përgjithësisht me sistem fibër-optik me një përdorim
Qëllimi i përbashkët i këtyre teknikave është të zvogëlojnë shkallët e komplikacioneve, të shpejtojnë shërimin dhe të ofrojnë një opsion më komod veçanërisht për pacientët fëmijë dhe të rriturit që kanë vëllim të vogël guri.
Pyetjet e Bëra Shpesh për Nefrolitotominë Perkutane (PNL) me Lazer
Te kush zbatohet nefrolitotomia perkutane me lazer?
PNL-ja me lazer zbatohet përgjithësisht te pacientët që kanë gurë në veshka më të mëdhenj se 2 cm, të fortë ose komplekse; te të cilët nuk merret rezultat i suksesshëm me metoda si ESWL. Është efektive veçanërisht në gurët staghorn.
Sa zgjat procedura e PNL-së me lazer?
Ndonëse kohëzgjatja e procedurës ndryshon sipas madhësisë, numrit dhe vendit të gurit, zgjat përgjithësisht midis 1–2 orësh.
Çfarë anestezie përdoret gjatë procedurës?
Preferohet shumicën e herëve anestezia e përgjithshme. Në disa rrethana mund të zbatohet edhe anestezia spinale.
Cila është përparësia e teknologjisë së lazerit?
Lazeri, duke i kthyer gurët në pluhur (dusting), bën të mundur hedhjen më të lehtë të tyre dhe njëkohësisht mund t'i ndalë gjakderdhjet e vogla të enëve të gjakut që mund të krijohen gjatë procedurës.
Sa është kohëzgjatja e qëndrimit në spital pas procedurës?
Ndryshon përgjithësisht midis 1–3 ditësh. Në metodat mini ose mikro PNL kjo kohëzgjatje mund të shkurtohet edhe më.
Krijohet sërish gur pas PNL-së me lazer?
Si çdo kirurgji, edhe kjo procedurë i pastron gurët, por, nëse ka çrregullime metabolike që shkaktojnë formimin e gurit, mund të krijohet sërish. Për këtë arsye janë të rëndësishme dieta, ndryshimet e stilit të jetës dhe kontrollet e rregullta.
Është e sigurt PNL-ja me lazer?
Po, kur bëhet në duar me përvojë, është mjaft e sigurt. Falë strukturës së saj minimalisht invazive, mbart rrezik më të vogël komplikacionesh në krahasim me kirurgjinë e hapur.
Kur mund të kthehem në jetën time normale?
Shumica e pacientëve mund të kthehen në jetën e përditshme brenda 1 jave. Por duhet të qëndrohet një kohë larg ushtrimeve të rënda dhe aktiviteteve fizike.
Si zhvillohet procesi i trajtimit?
-
Kontakt
Na kontaktoni përmes WhatsApp, telefonit ose formularit; planifikohet një ditë e përshtatshme për vizitë.
-
Vizita dhe ekzaminimet
Dëgjohen ankesat tuaja dhe ekzaminoheni; nëse nevojitet, kërkohen ekzaminime.
-
Plani i trajtimit
Rezultatet vlerësohen; opsionet e përshtatshme të trajtimit dhe procesi ju shpjegohen në detaje.
-
Trajtimi dhe kontrolli
Trajtimi kryhet; shërimi ndiqet me vizita kontrolli.
Kjo faqe ka vetëm qëllim informimi të përgjithshëm. Për diagnozë dhe trajtim konsultohuni gjithsesi me mjekun tuaj.
Vlerësimet e pacientëve
5,0 · 107 vlerësime në GoogleVlerësimet në Google (hapet në skedë të re) Profili në DoktorTakvimi (hapet në skedë të re)
Për pacientët që vijnë nga jashtë
Këtu mund të gjeni si do të vazhdojë udhëtimi juaj i trajtimit dhe nga ku të kontaktoni me ne.
Op. Dr. Tuğrul Türker punon në Özel Doruk Nilüfer Hastanesi, që zotëron certifikatën e autorizimit të Ministrisë së Shëndetësisë për turizmin shëndetësor ndërkombëtar.
- Vlerësim paraprak falas
- Transferim nga aeroporti
- Mbështetje për akomodim
- Mbështetje me përkthyes
-
Pse
Op. Dr. Tuğrul Türker
I diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë Cerrahpaşa, specialist urolog prej 2012. Zbaton kirurgjinë robotike Da Vinci, operacionet me laser për gurët dhe prostatën në Özel Doruk Nilüfer Hastanesi.
Shiko -
Pse
Bursa, Turqi
Bursa është disa orë larg dy aeroporteve ndërkombëtare të Stambollit me rrugë tokësore dhe me traget; qyteti ka edhe aeroportin e vet. Trajtimi bëhet në një spital privat plotësisht të pajisur.
-
Si vazhdon
Procesi dhe kontakti
Shkruani në WhatsApp dhe ndani ekzaminimet që keni. Dr. Türker i vlerëson, caktohet një ditë e përshtatshme; vizita dhe trajtimi bëhen në spital.
Shkruani në WhatsApp
